Site icon Telegrafi

Nga aksionet me UNICEF, vizitat te familjarët e deri te homazhet te varri i gjyshit – udhëtimi që Rita Ora realizoi në Kosovë

Javën e kaluar, këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, qëndroi për katër ditë në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, ajo realizoi disa aktivitete humanitare në bashkëpunim me UNICEF-in, teksa në të njëjtën kohë vizitoi edhe familjarët e saj.

Rita u takua me dy gjyshet e saj, ndërsa e shoqëruar nga i ati, ajo vizitoi edhe varrin e gjyshit të saj të ndjerë, regjisorit të njohur Besim Sahatçiu.

Foto: Besnik Ora/Instagram

Ka qenë babai i këngëtares, Besniku, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa fotografi, nga vizitat që Rita bëri gjatë kohës sa ishte në Kosovë.

“8-11 prill, vizita e bamirësisë së UNICEF/Prishtinë,Kosovë, dhe vizitat e familjarëve dhe miqve”, ka shkruar ai në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Besnik Ora/Instagram

Ndërkohë, nga imazhet vërehet se artistja Ora ka qenë tejet e lumtur gjatë qëndrimit në vendlindje, ku është çmallur me familjarët e saj. /Telegrafi/

Foto: Besnik Ora/Instagram
Foto: Besnik Ora/Instagram
Foto: Besnik Ora/Instagram
Exit mobile version