Gani Gërmia kërkoi të dilte sot (e hënë) nga shtëpia e Big Brother pas një video që iu publikua në spektakël.
Ai u ndje shumë keq pas videos, e madje edhe i zhgënjyer, ndonëse kishte rënë në shumë raste në kontradiktë me veten.
Teksa vendosi që të qëndronte në dhomën e sekreteve për 24 orë, banorët kanë komentuar veprimet e tij dhe situatën që u krijua brenda.
“Nga ai pres gjithçka”, ka thënë Shqipe Hysenaj në lidhje me Gani Gërminë.
Santiana Maloku në anën tjetër shtoi: “E kemi sjell në këtë gjendje se i kemi dhënë shumë vëmendje Ganisë. T’kisha me qenë si Ganiu, nuk isha kthy, e kisha ruajtur edhe pak atë fytyrë që më ka mbetur”.
Lumbardh Salihu në anën tjetër tha se ai është banor i fortë dhe se pret që të rikthehet.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Gani Gërmisë. /Telegrafi/