Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për vendimet e reja lidhur me masat ndaj COVID-19.
Në një konferencë për media, ka theksuar se ata që hyjnë në Kosovë nga e hëna nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.
Këto vendime sipas tij kanë ardhur pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë t’u bëhet një kontroll i detajuar.
“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjell situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”, ka deklaruar Zemaj.
Rekomandimet e Institutit.
Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve
Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.
Në Kosovë, më 1 qershor nisi faza e tretë e lehtësimit të masave kundër coronavirusit.
Rastet e para me coronavirus janë regjistruar më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet në Kosovë shpallën gjendje emergjente të shëndetit publik.
Deri më 5 qershor, në Kosovë janë regjistruar 1,158 raste me coronavirus, ku 876 janë shëruar dhe 30 pacientë kanë vdekur, njofton Telegrafi.