Site icon Telegrafi

Nga 8 më e lira deri në 148 euro më e shtrenjta, dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin tetor për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë do të përballen me Hungarinë në udhëtim, pastaj do të presin Poloninë në ‘Air Albania Stadium’.

E tanimë kanë dal në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme të kësaj kampanje kualifikuese, ndaj Polonisë.

Ky takim do të zhvillohet më 12 tetor me fillim nga ora 20:45 në ‘Air Albania’ në Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit tanimë ka nxjerr biletat në shitje, ku më e lira kushton 1,000 lek apo 8 euro.

Ndërkohë janë plot 12 sektor në stadiumin ‘Air Albania’ ku janë nxjerr biletat në shitje. Bileta më e shtrenjtë mbetet ajo e Vip 1 që kushton 18,000 lek apo 148 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version