“Don’t Start Now” nga Dua Lipa është lansuar më 1 nëntor, ndërsa tashmë është shndërruar në një hit ndër fansat e muzikës së saj.
Tri ditë pas publikimit, videoja muzikore është shikuar mbi 13 milionë herë, ndërsa ka kryesuar në shumë platforma tjera të dëgjimit të këngëve.
Dhe në një përmbledhje që e ka bërë The Guardian për 50 këngët e rekomanduara për t’u dëgjuar gjatë këtij muaji, kryeson pikërisht projekti i këngëtares shqiptare.
Dua konsiderohet si ‘pop eksporti’ më i suksesshëm britanik që nga Ed Sheeran, duke qenë se me materialet e reja muzikore, ka arritur t’i tejkalojë projektet e mëparshme duke mos mbetur nën hijen e hitit të madh, New Rules.
Pikërisht këngën “Don’t Start Now”, 24-vjeçarja e interpretoi në skenën e ‘MTV EMA’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës. /Telegrafi/