Një ish-inxhinier i NASA dhe dy të rinj që janë bërë të famshëm me videot e tyre në YouTube, kanë hedhur një veturë nga 44 metra lartësi mbi “trampolinën më të fuqishme në botë”.
Shkencëtari Mark Robert i kaloi gjashtë muaj duke planifikuar në detaje këtë eksperiment. Ai ndërtoi trampolinën dytonëshe prej çeliku dhe gomës të cilën e mori nga pjesë të ndryshme të një garazhi të vjetër, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si hedhin veturën nga 44 metra lartësi, por interesant është se si vetura amortizohet dhe përfundon në tokë – duke i rezistuar trampolina kësaj peshe të madhe.
Në pamje të ngadalësuar shihet se vetura amortizohet dhe ngritet sërish në ajër për pak sekonda. E të gjithë ata që kanë parë videon, ishin të bindur se shpejtësia dhe pesha e madhe e veturës do ta shqyej trampolinën. /Telegrafi/