Site icon Telegrafi

Nga 15 mijë vota me kusht të numëruara, Vetëvendosje merr mbi 7 mijë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në ora 17:00 janë numëruar 15 mijë e 65 vota, ku më së shumti vota ishin për Lëvizjen Vetëvendosje gjithsej vota deri tani 7 mijë e 689, transmeton Telegrafi.

Pastaj, Partia Demokratike 2 mijë e 590 vota,  Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë 636 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 393 vota.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora, ku numri i tyre është  56 mijë e 610. /Telegrafi/

 

Exit mobile version