Telegrafi

Nga 145 viktima të verifikuara të dhunës seksuale gjatë luftës, 6 prej tyre janë meshkuj (Video)

Kryetarja e Komisionit për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, Minire Begaj-Balaj ka bërë të ditur se 145 raste janë verifikuar dhe u është pranuar statusi i viktimës së dhunës seksuale, 102 raste janë refuzuar ndërsa tjerat raste janë në shqyrtim.

Balaj bëri të ditur se edhe pse numri i femrave të dhunuara në Kosovë është i madh, por ka edhe raste të dhunimit të meshkujve.

“Deri më tani në kemi njohur gjashtë raste të dhunimit seksual, ku viktima kanë qenë meshkujt. Mund të ketë edhe raste tjera që ende nuk i kemi hapur për shqyrtim, por në raport me femrat e dhunuara ky numër është shumë i vogël”, deklaroi ndër të tjera Minire Begaj-Balaj.

Lexo po ashtu Rrëfimi rrëqethës i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Më dhunuan, kurse burri më braktisi, tmerrin që përjetova e kam para syve edhe sot (Video)

Kryetarja e Komisionit theksoi se rastet që tashmë janë verifikuar kanë filluar të pranojnë benificionet që u takojnë në bazë të ligjit.

Balaj në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun që transmetohet në RTV Dukagjini theksoi se duhet një ndërgjegjësim në shoqërinë kosovare sa u përket rasteve të viktimave të dhunuara gjatë luftës. /Telegrafi/