Deri më tani Juventusi dhe presidenti i tyre Andrea Agnelli, së bashku me drejtorët janë duke i blerë yjet më të mëdha në futboll këtë verë.
Ishte vera e vitit 2003, kur drejtori i marketingut te Real Madrid, Jose Angel Sanchez ishte ulur në një restorant përballë Peter Kenyon dhe ai nuk mund të besonte atë që po dëgjonte.
Shefi ekzekutiv i Manchester United ishte i gatshëm të shesë David Beckham te Los Blancos për një shumë prej 37 milionë eurove (24.5 milionë funte / 42 milionë dollarë).
Sanchez ishte i hutuar me entuziazmin e anglezit, por shprehja e tij në fytyrë nuk ndryshoi. Ai me mirësjellje u largua nga tryeza dhe shkoi për të bërë një telefonatë me Florentino Perezin.
Sipas librit të John Carlin, ‘White Angels’, presidenti i Madridit, i bërtiti Sanchezit: “Kikirikë! Ata janë duke kërkuar kikirikë!”
Ata u befasua nga vlerësimi i United, jo për Beckhamin si lojtar, por për Beckhamin si brend.
Kapiteni i Anglisë ishte një nga fytyrat më të famshme në planet. Sanchez besonte se Beckham do të kishte vlerë të paktën 500 milionë euro (451 milionë funte/561 milionë dollarë) për Madridin në të ardhurat komerciale.
Premtimi për të nënshkruar me Luis Figon nga Barcelona në vitin 2000 ia kishte fituar zgjedhjet Perezit, ndërsa ardhja e Zinedine Zidanes një verë më pas ia mundësoi Realit ta pushtonte Evropën.
Megjithatë, Perez dhe Sanchez vërtet dëshironin ta pushtopnin botën edhe nga ana komerciale; Beckham ishte pjesa kryesore e planit. Ata fituan dy tituj të La Liga dhe një Ligë të Kampionëve në dy vitet e para të mandatit të parë të Perez, shkruan goal.com.
Për më tepër, një vit pas mbërritjes së Beckham, Madridi ishte zhvendosur para Manchester Unitedin si klubi më fitimprurës në planet.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka siç duket në mendje një epokën të famshme të ‘Galactico’ të Realit, dhe që nisi me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos verën e kaluar.
Rilindja e Zonjës së Vjetër kishte nisur më herët me punën fantastike të Beppe Marottas në tregun e transferimeve.
Skuadrat kishte marr emra si Andrea Pirlo, Paul Pogba, Sami Khedira, Fernando Llorente dhe Dani Alves që të gjithë si lojtar të lirë, ndërsa kishte blerë emra si Arturo Vidal (12.5 milionë euro), Carlos Tevez (9 milionë euro), Patrice Evra (1.5 milion euro) dhe Andrea Barzagli (300,000 euro).
Nënshkrimi i Gonzalo Higuain në vitin 2016 ishte krejtësisht jashtë strategjisë së tyre të rekrutimit, por Juventusi mendonte se argjentinasi ishte golashënuesi i suksesshëm që ata kishin nevojë për të pushtuar Evropën, pas shumë vitesh konfirmimi në Itali.
Juve kishte të drejtë dhe vetëm një vit pas kapën finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit të Ronaldos, që e humbën 4-1.
Për pasojë, pavarësisht nga e donin Ronaldon te Juventusi, kishte një ngurrim për të paguar rreth 340 milionë euro, sa kushtonte i gjithë operacioni (për transferim 100 milionë euro dhe 240 milionë euro për paga) për një sulmues 33-vjeçar, shkruan goal.com .
Ronaldo thjesht nuk ishte futbollist; ai ishte një markë edhe më e madhe se Beckham.
“Ishte hera e parë që pala komerciale dhe skuadra sportive e Juventusit u bashkuan në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve [të një nënshkrimi]”, e pranoi Agnelli në Financial Times vitin e kaluar.
“Mundësia e Ronaldos u vlerësua tërësisht … dhe kjo kishte kuptim, si në dhe jashtë fushës”.
‘Efekti i Ronaldos’ ka qenë një përfitim i madh për Juventusin në aspektin e komercial, duke rritur dukshëm vetëdijen e tyre në mediat sociale. Nuk ka gjasa që ndonjë lojtar tjetër përveç Lionel Messit të ketë pasur të njëjtin efekt në popullaritetin e një klubi.
Në të vërtetë, kjo është arsyeja pse Juventusi ka vendosur të harxhojë para edhe këtë verë.
Mosha ishte edhe një herë një shqetësim. Këtë herë nuk kishte të bëjë me njqë lojtar shumë të vjetër, por shumë të ri. Barcelona i kishte bërë ofertë Mino Raiolas për 19-vjeçarin Matthijs de Ligt të Ajax, shkruan goal.com.
Ata i ofruan mbrojtësit pagën e njëjtë që mori ish-shoku i tij i skuadrës, Frenkie de Jong, që kishte pranuar të transferohej në Camp Nou: 9 milionë euro në sezon .
De Ligt dhe Raiola, megjithatë, dëshironin më shumë – 12 milion euro në sezon, për të qenë të saktë – dhe Juve ranë dakord ta jepin këtë shumë.
Benvenuto al nostro nuovo numero 4️⃣ ⚪️⚫️
La maglia di Matthijs de Ligt? ➡️ https://t.co/EynJMzOiRD#TURNDELIGTON #LiveAhead pic.twitter.com/CqKxxFQn5E
— JuventusFC (@juventusfc) July 19, 2019
Prania e Ronaldos dhe fuqitë e tij e bindjes ishin gjithashtu të rëndësishme. Dhe kjo është një tjetër arsye pse Agnelli e konsideronte portugezin të denjë për një investim të tillë kolosal.
Kush nuk do të tundohej nga mundësia për të luajtur së bashku me fituesin e pesë herë Topit të Artë?
Juve mposhti konkurrencën e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain për të nënshkruar me De Ligt.
Gazzetta dello Sport vuri në dukje këtë javë, se Agnelli po ndërton një “Juventus yjor”, i ndërtuar sikurse ai i Galacticos të Perezit.
Juve janë, padyshim, një klub që asgjë nuk ia lënë neglizhencës dhe kjo shpjegon se si një është i fort edhe jashtë fushës dhe është i ndërtuar mbi themele të forta.
Ndërkohë klubi po punon edhe që të përforcojë sulmin me Mauro Icardin dhe Federico Chiesan para mbylljes së afatit kalimtar, ndërsa me kosto zero kanë ofruar Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.
Agnelli e kishte shpjeguar vitin e kaluar, kur u ble Ronaldo, se nënshkrimi i tij do ta ndihmojë Juven të nënshkruajë me yjet e së ardhmes. Kjo po ndodh. /Telegrafi/