Janë publikuar statistikat vjetore për fjalët që kanë kërkuar më së shumti shqiptarët në kanalin YouTube gjatë vitit 2021.
Nga statistikat e nxjerra nga faqja Kerolli, duket se shqiptarët e Kosovës më së shumti preferojnë spektaklet e Shqipërisë.
Kjo pasi fjala më e kërkuar nga përdoruesit e kanalit YouTube në Kosovë për vitin e kaluar ka qenë spektakli “Përputhen”, pasuar nga “Çka shpija” dhe “Big Brother”.
Por kur jemi te Big Brother, duket se ai mbetet spektakli më i preferuar, pasi në top 10-shen e më të kërkuarve, gjenden edhe termet e ngjashme si: “Big Brother Albania” (5), “Big Brother VIP” (7) dhe “Bg Brother Albania VIP”(9).
Ndërkohë nga estrada mund të shihet se dominon vetëm një emër në këtë listë dhe ai është reperin Don Xhoni, i cili ka qenë fjala e gjashtë më e kërkuar nga shqiptarët e Kosovës në YouTube dhe e shtata nga ata të Shqipërisë.
Ndërkohë në listën e fjalëve më të kërkuar nga këta të fundit gjendet edhe reperi tjetër i njohur shqioptar, Noizy.
Krahas spektakleve si “Përputhen” dhe “Big Brother”, përdoruesit nga Shqipëria duket se kanë interes të madh edhe për dy programet e humorit “Portokalli” (3) dhe “Klanifornia” (9). /Telegrafi/