Site icon Telegrafi

​Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Policia e Kosovës duke filluar nga data 1 nëntor 2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit mbi sistemin qendror të evidencës penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale, njofton Policia e Kosovës.

Departamenti i evidencës qendrore penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, andaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

Exit mobile version