Site icon Telegrafi

Nga 1 janari, Serbia lejon për qarkullim në territorin e saj veturat me targa RKS

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që nga 1 janari të mundësojë lëvizjen e lirë e të gjitha veturave me targa RKS nga Kosova në tërë territorin e Serbisë.

Këtë e ka bërë të Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Kosovë për të marrë pjesë në komunikacion bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje apo shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e qeverisë së Serbisë.

Petkoviq shtoi se në këtë mënyrë kanë mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë duke mundësuar lirinë e lëvizjes.

“Ne nuk i kemi kaluar vijat e kuqe në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version