“Unë me sa kam informacione. Koalicioni me Aleancën për Shqiptarët funksionon dhe jemi në koalicion, këtë e tha mes tjerash në “Click Plus” kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri.
Ai thotë se çdo parti ka autonominë e vetë, por thekson se nuk mund të përjashtohet mundësia që deri në zgjedhjet e ardhshme të bëhet koalicion mes këtyre dy partive.
“Besoj që në të ardhmen, nuk përjashtohet mundësia e dy subjekteve politike, edhe ASH-së edhe BDI-së, për të dalë bashkërisht në zgjedhje në të ardhme, mirëpo për këtë do të vendosë Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm edhe i BDI-së, por besoj që do të vendosë edhe ASH-ja, edhe pse kishte një deklaratë e z.Sela që do të dalin vetë në zgjedhje, mirëpo ajo nuk do të thotë se ajo do të ngelë ashtu, mund të ndryshojnë sendet, ashtu siç afrohen zgjedhjet”, tha Neziri.
Ai foli edhe për opozitën shqiptare, ndërsa tha se ai ka dyshime se OBRM-PDUKM dhe “E Majta” kanë gisht në bashkimin e partive opozitare shqiptare.
“Parti të caktuara politike, OBRM-PDUKM dhe ‘E Majta’. Por, unë nuk mendoj se janë vetëm ato, ato kanë gisht edhe në subjektet e tjera shqiptare. Nuk është e çuditshme të jetë në listë të përbashkët me OBRM-PDUKM-në. Nëse ne hymë në koalicion me një subjekt që e ndalon hapjen e Kushtetutës, atëherë i bie të jemi kundër frymës evropiane”, tha Neziri.