Telegrafi

Neymarin e duan te gjiganti i Ligës Premier

Ish-mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva mendon se Topçinjtë do të ishin destinacioni i përsosur për Neymarin këtë verë.

Ylli i Paris Saint-Germain është lidhur shumë me një largim në fund të sezonit.

Gjigantët francezë janë të prirur të ulin faturën e tyre të pagave dhe të heqin pagën e tij të majme prej 50 milionë eurosh në sezon.

Lexo po ashtu Marrëveshja Neymar-PSG: Klubi dëshiron që ai të largohet dhe lojtari është dakord

Manchester United, Chelsea dhe Newcastle raportohet se janë të interesuar për të transferuar Neymarin.

Dhe ish-ylli i Gunners, Silva, pjesë e “Invincibles”, i ka kërkuar skuadrës veriore të Londrës që të nënshkruajë me 31-vjeçarin, sepse ai ‘i pëlqen’ si luan – gjithashtu duke i thënë Casinosite.nl se të punosh se si ta përshtatësh atë do të të jetë një ‘detyrë e madhe’ për trajnerin Mikel Arteta.

“Javët e fundit në PSG kanë qenë shumë të çuditshme për Neymarin. Duke parë njerëzit që shkojnë në shtëpinë e tij. Unë nuk jam dakord me këtë, tifozët nuk lejohen të shkojnë në shtëpinë e një lojtari për të protestuar”, ka thënë ai.

“Kjo mund të kthehet në një makth sepse është e rrezikshme dhe nuk është e bukur. Shpresoj të mos ndodhë më me të apo me ndonjë lojtar tjetër. Të gjithë e dinë cilësinë e Neymar, nuk kam nevojë të flas për cilësinë e tij”.

“Më pëlqen mënyra se si luan dhe do të doja ta shihja në Arsenal në vend të Neëcastle, sepse e dua si lojtar, por ai gjithashtu ka shumë për të kontribuar në futboll. Ai ka vuajtur me lëndime që e kanë bërë jetën të vështirë për të”.

Lexo po ashtu Trajneri i Newcastles flet rreth mundësisë së transferimit të Neymarit

“Por, ai ka shumë më tepër për t’i ofruar ndonjë klubi futbolli. Si do të përshtatej ai? Epo, kjo do të ishte një detyrë e shkëlqyer për Mikelin! Duhet të presim dhe të shohim, nuk dua të flas për një lojtar që është ende i kontraktuar me PSG-në”, ka shtuar më tej Silva.

Neymar ka vuajtur edhe në këtë sezon nga lëndimet, duke bërë vetëm 20 paraqitje në Ligue 1, dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin pasi pësoi një goditje në kyçin e këmbës në mars. /Telegrafi/