Site icon Telegrafi

Neymari ripërsërit dëshirën për të bashkëpunuar me Guardiolan

Neymar ka vazhduar me komplimente për trajnerin aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Neymar e ripërsëriti dëshirën për të luajtur një ditë nën drejtimin e Guardiolas, pasi dështoi që të performojë në klubin katalanas.

Sulmuesi brazilian Neymar foli në janar të vitit 2016 për admirimin e tij për Guardiolan, i cili më parë drejtoi edhe Bayernin.

Dhe, puna me Guardiolan është një gjë që e joshë Neymarin, gjithnjë sipas deklaratës së tij të fundit për ESPN.

“Unë gjithmonë kam dashur të punoj me Guardiolan”

“Është ndryshe, unë erdha te Barca pasi ai u largua. Unë vërtet dua që të punoj me të”, u shpreh Neymar.

Braziliani ju bashkua PSG-së nga Barca në gusht të vitit të kaluar për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version