Telegrafi

Neymari paralajmëron Realin: Jam gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka paralajmëruar rikthimin në fushat e blerta pas shërimit nga lëndimi.

Kapiteni i Brazilit ka besim se është i aftë për takimin e PSG-së në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Neymar është shëruar nga një dëmtim i gjatë dhe thotë se ai do të jetë i aftë për përballjen e së martës.

Lexo po ashtu Abidal: Neymari është gjithmonë opsion për Barcelonën

Është vet ish-ylli i Barcelonës, i cili ka thënë se është gati për ndeshjen ndaj Mbretërve.

“Ndihem mirë. Ndihem shumë mirë për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Neymar gjatë mbrëmjes së martë.

Ndryshe, ylli brazilian ka qenë në Madrid këtë javë për të parë nga afër ndeshje nga Davis Cup. /Telegrafi/