Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit francez të nënshkruajnë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Luis Suarez.
Paris Saint-Germain ka fituar titullin në Ligue 1, por kanë dështuar të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar herët nga Real Madridit.
Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit, por edhe yjet kryesore të kërkojnë përforcimin edhe më shumë të skuadrës për sezonin e ri.
Emri që po përfolët për një transferim në Parc des Princes për sezonin e ardhshëm është ylli uruguaian i Barcelonës, Suarez.
Sipas gazetës Sport, është Neymar, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-së që të nënshkruajnë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona.
Sulmuesi i Uruguait ka luajtur së bashku me Neymarin përpara largimit të brazilianit tek kampionët e Ligue 1 dhe me sa duket dëshiron që ai të bashkohet me të në Paris.
26-vjeçari Neymar thuhet se dëshiron që Suarez të zëvendësojë Edinson Cavanin në klub, ndërkohë që ai është i vendosur të qëndrojë në Francë pavarësisht lidhjeve të forta me Real Madridin.
Me shitjen e Suarezit thuhet se është pajtuar edhe Barcelona, pasi para disa javësh në media u deklarua se klubi nga Camp Nou do të ishte i hapur për shitjen eventuale të tij. /Telegrafi/