Telegrafi

Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona

Negociatat do të jenë të vështira...

Neymar u transferua vetëm verën e kaluar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, por tani thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona.

Sipas mediumit katalunas Mundo Deportivo, Neymar i ka thënë Barcelonës se ai dëshiron të kthehet në Camp Nou.

Braziliani thuhet se i vjen keq për vendimin e tij të marr për t’u larguar drejt PSG-së dhe për të dalë nga hija e Lionel Messit.

Lexo po ashtu Amerikanojugorët më të mirë të momentit, mungojnë Dybala, Sanchez e Icardi - Listës i prin Messi

Kështu, ylli brazilian dëshiron të dijë se çfarë do të duhet të bëjë për t’u kthyer në Kataluni te Barcelona.

Neymar së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij

Raporti i mediumit sugjeron se 26-vjeçari do të kalojë një vit më shumë në Paris përpara se të përpiqet të iniciojë një kthim në Spanjë në vitin 2019.

Ky medium thekson se Neymarit i mungojnë shumë ish-bashkëlojtarët e tij dhe do donte një ribashkim me ta.

Lexo po ashtu Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë

Te Barcelona largimin e tij e shohin më shumë si nje alibi për të mundur të transferohet në të ardhmen te Realit.

Por, kështu nuk mendojnë edhe mediat spanjolle të cilat tani shumë besojnë në rikthimin në Camp Nou të Neymarit. /Telegrafi/