Telegrafi

Neymar zgjedh top katërshen e Ligës Premier, përjashton Liverpoolin nga gara për titull

Foto: Sunday Express.co.uk

Ylli i PSG-së, Neymar, ka zgjedhur katër skuadrat e para të Ligës Premier, duke treguar se braziliani nuk është fans i madh i Jurgen Kloppit te Liverpoolit.

Neymar nuk i sheh The Reds në grupin që e kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Ai ka folur për Daily Express në turneun e PokerStars European Poker Tour në Barcelonë.

Neymar

“Kush do ta fitojë Ligën Premier?”.

“Uaaa, kjo është e vështirë, është shumë e vështirë, është shumë e vështirë, por Manchester City do ta fitojë “.

“I dyti do të dalë United, i treti është Chelsea. Në vend të katërt Tottenham, deklaroi Neymar.

Neymar dhe Adrien Rabiot në Bernabeu, Foto: Getty Images

I pyetur nëse ai e ka harruar Liverpoolin, braziliani e konfirmoi se nuk e sheh favorit, duke i par jashtë top katërshes.

Neymar është në sezonin e tij të dytë me PSG-në dhe shihen si njëri nga favoritët që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/