Telegrafi

Neymar u thotë brazilianëve të PSG: Do të luaj me juve

Neymar duket se është gjithnjë e më pranë një transferimi te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Superylli i Barcelonës aktualisht është në qendër të spekulimeve për një largim nga Camp Nou.

Mediat braziliane raportojnë se Neymar tashmë ka biseduar me bashkëkombasit e tij te PSG dhe u ka thënë se ata do të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm.

Sipas po këtyre medieve, Neymar ka pritur definimin e të ardhmes së Dani Alvesit dhe pas kalimit të tij te PSG, ai ka biseduar edhe me Marquinhos, Lucas Mouran dhe Thiago Silvan, të cilëve u ka thënë se do t’u bashkohet në Paris.

Neymar ishte një prej më të mirëve te Barca sezonin e kaluar.

PSG i ka ofruar Neymarit një pagë të jashtëzakonshme dhe një projekt ku ai është në qendër të tij pa pasur nevojë që të jetë në hije të Messit.

Mediat në Brazil janë të sigurta se pas rikthimit të Neymar nga turneu në SHBA destinacioni i tij do të jetë Parisi.

Heshtja e Neymarit dhe babait të tij vetëm sa po ndihmojnë në ngritjen e tensionit brenda për brenda Barcelonës.

Të mërkurën e kaluar pas një dite pushimi ata injoruan pyetjet për të ardhmen e lojtarit.

PSG i ka premtuar Neymarit projekt ambicioz, ku ai s’do të mbetet hije e Messit.

PSG kështu dëshiron të avansojë sa më shumë në ditët në vijim dhe të përmbyllë suksesshëm negociata.

Neymar tashmë është në SHBA me ekipin e tij teksa babai i tij për momentin është në Barcelonë në pritje për t’u nisur çdo moment drejt Parisit. /Telegrafi/