Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është përkujdesur t’i përgënjeshtroj lajmet për ofrimin e shërbimeve të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar Jr.
Gjatë të martës u raportua se klubi parisien ka ofruar shërbimet e Neymarit te City, pasi e sheh si të tepërt në skuadër.
Gjithashtu u raportua se kampioni i Ligue 1 është gati ta shkëmbej me Bernardo Silvan, por këto lajme po dalin të jenë të pavërteta.
Është vet trajneri i klubit nga Etihad, Guardiola, i cili i ka përgënjeshtruar lajmet, ndërsa nuk ka hezituar ta lavdëroj Neymarin.
“Më vjen keq, por nuk është e vërtetë. Informacioni nuk është i saktë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe informacioni që kam ai është një djalë tepër i mirë. Por nuk është e drejtë”.
“Çdo verë City do të blejë 150 lojtarë!”, përfundoi me ironi trajneri spanjoll. /Telegrafi/