Sipas Neymarit, sulmuesi argjentinas Lionel Messi e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Ronaldo shihet si favoriti kryesor për ta marr këtë trofe pasi e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian.
Portugezi ka shënuar 51 gola në të gjitha garat.
“Nuk e di se kush do ta fitojë, por e di që më i miri në botë është Messi”.
“Ronaldo është lojtar i madh, klasë botërore dhe në majë për shumë vite. Kam respekt për të”.
“Por Messi e meriton, për mua”, ka thënë Neymar. /Telegrafi/