Si qëndrojnë gjërat aktualisht, një lëvizje e Real Madridit për Neymar nuk do të ndodhë këtë verë … përveç nëse lojtari kërkon më çdo kusht largimin.
Kjo është mënyra e vetme që klubi i tij, Paris Saint-Germain, të pranojë që të negociojë shitjen e yllit të Brazilit.
Ish-ylli i Barcelonës, Neymar, nuk pëlqehet edhe aq shumë nga fansat e Real Madridit.
Më shumë pëlqehet shoku i tij i ekipit te PSG, Kylian Mbappe.
Megjithatë, presidenti i klubit, Florentino Perez mbetet një tifoz i madh – për shumë gjëra, njëra nga to, mundësit e marketingut që 27-vjeçari do të sillte nga vendi i tij i lindjes .
AS ka zgjedhur pesë arsye pse transferimi i Neymar mund të bëhet.
Dy lëndime në kohë kritike
Ai dy vjet me radhë, ka pësuar dëmtim në të njëjtën kohë, kur PSG-së i duhej më së shumti.
Neymar u lëndua pikërisht kur klubi kalonte në fazën e eliminimit direkt.
Dhe në të dyja rastet, ata janë rrëzuar nga Evropa.
Parisianët nuk e kanë blerë kot për një rekord prej 222 milionë euro , pasi Ligue 1, fitohej lehtë edhe në të shkuarën.
Konfliktet në dhomat e veshjes
Mediat franceze kanë shkruar shumë shpesh për problemet që Neymar i ka krijuar në dhomat e zhveshjes.
Fillimisht nisi me partnerin në sulm, Edinson Cavani, pastaj vazhdoi me trajnerin e atëhershëm Unai Emery.
Kohët e fundit ka dalë gjithashtu se ai ishte përfshirë në një luftë fjalësh me Julian Draxlerin.
Rroga e Neymar diku mbi 35 milionë euro – është gjithashtu një burim i tensionit në dhomën e veshjes .
Tension me kryetarin e PSG-së, Al Khelaifin
Neymar gjithashtu nuk është se i ka punët mirë me kryetarin e PSG, Nasser Al Khelaif , sidomos për rinovimin e kontratës me Dani Alves.
Klubi i ka ofruar Alvesit një rrogë të varur nga numri i paraqitjeve që bën – dhe mbrojtësi i djathtë e refuzoi një marrëveshje të tillë.
Neymar ndërhyri në emër të bashkatdhetarit të tij dhe mikut të mirë, duke e çuar PSG-në drejt ndryshimit të planeve të tyre.
Verën e kaluar, Al Khelaifi u detyrua të fluturojë në Brazil dhe t’i japë mbështetje për një veprimtari bamirëse.
Shteti i Katarit, i cili zotëron PSG-së, e ka duruar shumë pasi është një prej ambasadorëve të saj të markës, pasi sulmuesi është tani në listën e pagave të Bankës Kombëtare të Katarit.
Krejt këto e kanë lëkundur mendjen e Al Khelaifit.
PSG nën mikroskopin e UEFA-s
Kjo është arsyeja më bindëse për të besuar në mundësinë e nënshkrimit të lojtarit me Madridin.
UEFA janë duke i kushtuar vëmendje llogarive të PSG-së, mes akuzave nga disa shifra në futbollin spanjoll se skuadra e Ligue 1 është në thelb një klub-shtet që financohet ilegalisht nga Familja mbretërore e Katarit.
Deri më tani, organi qeverisës i futbollit evropian nuk ka qenë në gjendje të identifikojë ndonjë parregullsi, por inspektorët e saj vazhdojnë të kërkojnë në librat e PSG nga sezoni 2017/18, kur u morë Neymar dhe Mbappé.
Dyshimet kryesore të UEFA-s përqendrohen në kontratat e sponsorizimit.
Nuk është në nivel të Cristianos dhe Messit
Në teori, Neymar u largua nga Barcelona për të lëvizur nga hija e Lionel Messit dhe për të shkëlqyer si lider i plotë i skuadrës së tij .
Megjithatë ka arritur ta bëjë pikërisht të kundërtën.
Kur ai u largua nga Barça, ai ishte, së bashku me Antoine Griezmann, si e ardhmja.
Tani, ai është kapërcyer nga shumë lojtarë si Griezmann, Mbappé, Mohamed Salah, Kevin de Bruyne e Eden Hazard .
Pozicioni i tij në votimin për ‘Topin e Artë’ të fundit: vendi i 12-të.
Nënshkrimi për Real Madridin mund ta kthejë atë përsëri në skenën e madhe. /Telegrafi/