Site icon Telegrafi

Neymar do të qëndrojë në PSG përtej këtij sezoni

Sulmuesi brazilian, Neymar nuk pritet të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës.

Angazhimi i 30-vjeçarit është vënë në pikëpyetje gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në Parc des Princes, pasi ai tashmë i ka kushtuar klubit afër 500 milionë euro së bashku me çmimin e transferimit.

Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të mbetet në Parc des Princes dhe jo të transferohet diku tjetër.

Lexo po ashtu Zbulohen 30 lojtarët më të paguar në top pesë ligat kryesore evropiane, befasi të shumta në listë

Është gazeta franceze L’Equipe e cila konfirmon se Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain përtej fundit të sezonit aktual.

Neymar ka ende tre vjet në kontratën e tij dhe PSG nuk pret që ndonjë kërkues i mundshëm do të jetë në gjendje ta përballojë atë këtë verë.

Së fundmi, Neymar ka gjetur formën këtë sezon dhe ndeshja e fundit vulosi atë me një het-trik ndaj Clermont. /Telegrafi/

Exit mobile version