Telegrafi

Neymar të hënën ose të martën prezantohet te PSG-ja

Football Soccer - Barcelona v Juventus - International Champions Cup - East Rutherford, New Jersey, U.S. - July 22, 2017 - Barcelona's Neymar reacts after missed shot against Juventus. REUTERS/Mike Segar

Neymar sot është përfshirë në një përleshje me futbollistin Semedo.

Kjo ka bërë që të shtohen zërat se futbollisti po kërkon arsyetim për largimin prej Barcelonës.

Sipas “RMC”, Neymar do të bëhet futbollist i ri Paris Saint-Germain të hënën ose të martën.

Radio Monegasque thotë se ylli brazilian tashmë ka arritur një marrëveshje me parisienët dhe se do të nënshkruajë kontrata pesëvjeçare me skuadrën elitare franceze ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 30 milionë eurove.

Ndryshe, edhe presidenti i katalonasve Jose Maria Bartomeu ka pohuar se nuk e kanë ndërmend që ta mbajnë në ekipi ndonjë lojtar që kërkon të largohet prej skuadrës. /Telegrafi/