Paris Saint Germaini udhëtoi në Camp Nou me qetësinë e katër golave nga ndeshja e parë, por u larguan me gjashtë në portën e tyre.
I pari erdhi në minutën e tretë nga Luis Suarez dhe i fundi nga Sergi Roberto në sekondat e fundit të takimit.
Por, ishte Neymar i cili me dy gola të shpejt ia ktheu besimin klubit katalunas që kualifikimi ende është i mundur dhe e papritura ndodhi.
Braziliani pas ndeshjes ka shfrytëzuar Instagramin e tij të tallet me dy lojtarë të PSG-së, Adrien Rabiot dhe Layvin Kurzawan.
Rabiot kishe publikuar një fotografi në profilin e tij së bashku me Kurzawan, ku kishte bërë me gishta rezultatin e ndeshjes së parë, kurse Layvin kishte ngritur dy gishta në formë të përshëndetjes.
Nisur nga kjo Neymar në InstaStory ka shpërndarë foton e tyre dhe ka shkruar: 4+2=6, duke aluduar se dyshja e PSG-së parashikuan rezultatin e ndeshjes së dytë. /Telegrafi/