Site icon Telegrafi

Neymar sot pritet të luajë për herë të parë pas lëndimit, ai shpërtheu në lot në intervistën e fundit

Neymar ka pothuajse një vit që qëndron jashtë fushave të blerta, pasi po rikuperohej nga një dëmtim i rëndë në gju që nga nëntori i vitit 2023, i cili erdhi menjëherë pasi iu bashkua skuadrës arabe Al-Hilal.

Ylli brazilian ka stërvitur rregullisht javët e fundit dhe po afrohet momenti kur do ta shohim sërish në fushë dhe në intervistën e fundit braziliani është thyer emocionalisht duke folur për periudhën e vështirë që ka kaluar.

32-vjeçari nuk mund t’i mbante lotët gjatë intervistës, duke thënë se ka vuajtur çdo ditë përderisa ka qenë jashtë fushave të blerta.

“Ajo që dua më shumë në jetë është të luaj futboll. Unë vuaj çdo ditë kur jam larg futbollit. Kjo është ajo që më lëndon më shumë”, tha Neymar, i cili pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit pas vetëm pesë ndeshjesh për Al-Hilal. .

Kjo nënkuptonte një operacion dhe një mungesë të gjatë, derisa braziliani foli edhe për transferimin në futbollin arab.

“Ardhja ime në Al-Hilal, lindja e vajzës sime – e gjithë kjo po ndodhte dhe bëri një vit të mrekullueshëm, dhe më pas ndodhi. Ndjeva shumë dhimbje. Në atë moment e kuptova se ishte serioze”.

“Gjërat më të rëndësishme në jetën time janë miqtë, familja dhe futbolli. Jam rikthyer pas çdo dëmtimi më parë, kështu do të jetë edhe këtë herë”, përfundoi Neymar duke njoftuar rikthimin e tij në fushë.

Neymar ka udhëtuar me skuadrën e Al-Hilal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Al-Ain, që do të luhet sot me fillim nga ora 18:00 dhe mbetet të shihet nëse braziliani do të luajë kundër klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Exit mobile version