Neymar Jr. ka treguar në një intervistë se dëshira e tij është që Barcelona ta transferoj bashkëkombësin e tij, mesfushorin Paulinho.
Barcelona është në kërkim të një emri të ri për mesfushën dhe njëri nga emrat më të lakuar është edhe ai i brazilianit Paulinho.
Se mesfushori brazilian ishte i pëlqyer nga drejtuesit e katalunasve e tregon edhe një ofertë e tyre prej 20 milionë eurove për shërbimet e tij, por ofertë kjo që u refuzua nga klubi i tij kinez, Guangzhou Evergrande.
Megjithatë, për bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Neymarin, nuk ka përfunduar asgjë dhe shpreson që klubi i tij ta transferoj Paulinhon, pasi është një futbollist me kualitete të mëdha.
“Paulinho ka kualitete të madha, të gjithë kanë parë atë që mund të bëjë kur luan për ekipin kombëtar”, ka thënë fillimisht Neymar për gazetën Sport.
“Shpresoj që Paulinho të nënshkruajë për Barçën, ai është mik dhe lojtar i mirë, të gjithë do ta pranojnë atë me duar të hapura”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/