Telegrafi

Neymar rikthehet në stërvitje pas një pauze disamujore, por bullizohet nga tifozët për shkak të mbipeshës

Futbollisti i famshëm brazilian, Neymar Junior është rikthyer në stërvitje për herë të parë pas një dëmtimi të rëndë dhe fansat kanë vënë re se ai duket më i shëndoshë se kurrë më parë.

32-vjeçari brazilian pësoi dëmtimin më të rëndë të mundshëm për një futbollist, pasi katër muaj më parë grisi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit.

Pas operimit, pasuan terapi të dhimbshme, të cilat futbollisti i njohur i ndante rregullisht në rrjetet sociale.

Lotët nuk u përjashtuan gjatë terapive të dhimbshme, por Neymar u rikthye dhe dje (e enjte) bëri stërvitjen e parë në Al-Hilal. Natyrisht, ai ka punuar veçmas nga ekipi dhe pa top, dhe është stërvitur lehtë në palestër.

Lexo po ashtu Të qara, dhimbje të mëdha dhe ulërima - Kështu po rikuperohet Neymar nga dëmtimi i rëndë

Megjithatë, tifozët vunë re një peshë të dukshme të tepërt, e cila deri diku është e pritshme për dikë që ka qenë në procesin stërvitor gjatë gjithë jetës së tij, dhe më pas befas nuk mund të lëvizë për shkak të një dëmtimi.

Neymar u shfaq me një mbipeshë evidente dhe duket se nuk është dukur kurrë më i shëndoshë, por kjo nuk është shenjë alarmi pasi me stërvitjen e duhur dhe rritjen e ritmit, gjithçka do të kthehet shpejt në normalitet.

 

Një foto nga ajo video ka tërhequr fansat pasi një kënd i fotografisë duket se tregon se sulmuesi është jashtë formës muajt e ardhshëm në fushë.

Tifozët u futën shpejt në rrjetet sociale për të pyetur dhe tallur sulmuesin, me një që sugjeronte se ‘Neymar nuk duket në formë’ dhe një tjetër duke thënë se ‘pensionimi po thërret’.

Të tjerë në internet e krahasuan formën e Neymar me atë të shokut të tij Ronaldo Nazario, i cili vuajti kritika për peshën e tij gjatë ditëve të tij si futbollist aktiv, duke e quajtur atë ‘Ronaldo 2.0’.

Kishte gjithashtu pretendime se ‘Neymar nuk kujdeset më për futbollin konkurrues’ dhe një tjetër që kritikoi vendimin e tij për t’u transferuar në Arabinë Saudite duke thënë: ‘Largimi i Neymar nga Barcelona duhet të jetë vendimi më i keq që një lojtar ka marrë ndonjëherë në historinë e futbollit. Që atëherë ka qenë një rrugë në rënie. Tani ai ka shtuar peshë. Vërtet e trishtueshme!’. /Telegrafi/