Telegrafi

Neymar i provokoi tifozët, publikohet video e re nga tribunat (Video)

Një ngjarje aspak e mirë nuk ndodhi dje në stadiumin ‘Mestalla’.

Lionel Messi shënoi golin e fitores për Barcelonën në minutën e 93-të përballë Valencias.

Por përderisa ishin duke festuar lojtarët e kampionit në fuqi të Spanjës, tifozët e Valencias i kanë goditur ata me shishe.

Por një video e publikuar nga një tifozë, shihet që Neymar i ka provokuar fillimisht tifozët vendas.

Pas sjelljeve të tij, mediat spanjolle e kanë kritikuar brazilianin për gjestet e pahijshme. /Telegrafi/