Site icon Telegrafi

Neymar pritet të fluturojë nga Kina në Paris

Vazhdon telenovela Neymar – Paris Saint Germain – Barcelona.

Dje u raportua se braziliani do të udhëtojë për në Katar për të përfunduar testet mjekësore me PSG-në, por ky lajm më vonë u hodh poshtë.

E gjitha kjo pasi ylli i Barçës kishte udhëtuar për Singapor dhe Kinë.

Por, sipas raporteve të fundit nga Le Parisien, Neymar pritet të kompletojë transferimit te klubi francez pasi ka vendosur të udhëtojë nga Kina për në Paris.

PSG-së ky transferim pritet t’i kushtojë 222 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=hyTwVJGT8Ik

Exit mobile version