Mungon vetëm zyrtarizimi që Neymar të jetë lojtar i Paris Saint-Germainit.
Barcelona dhe agjentët e lojtarit tashmë konfirmuar largimin e lojtarit nga klubi katalunas.
Nëpërmjet Instagramit me një postim emocionues Lionel Messi i dha lamtumirën Neymarit nga Camp Nou:
“Ishte kënaqësi e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im Neymar jr. Të uroj fat në fazën e re të jetës. Shihemi, të dua shumë”, u shpreh Messi në postimin në fjalë.
Nuk vonoi dhe përgjigjja e Neymarit në postimin në fjalë:
“Faleminderit vëlla. Do të më mungosh”, ka shkuar Neymar. /Telegrafi/