Philippe Coutinho mori një urim për kalimin te Barcelona.
Mesfushori i jashtëzakonshëm që luajti për Liverpoolin kaloi te Barca për një shumë rekorde prej 160 milionë eurosh.
Hola, @Phil_Coutinho! 👋
🔵🔴 #CoutinhoDay pic.twitter.com/61YSsfSrTz— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 8, 2018
Coutinho shihet si përgjigje për largimin e Neymarit drejt PSG-së gjatë verës.
Josep Maria Bartomeu ka thënë se ka qenë gabim t’i besohet Neymarit, por ylli brazilian e përkufizoi këtë si një “shaka” të trajnerit.
“Unë luaj me Neymarin në kombëtare dhe kemi qenë miq që nga fëmijëria”.
“Ai më përgëzoi dhe më tha se zhveshtorja e Barcës është fenomenale”.
“Luis Suarez dhe Paulinho po ashtu më kanë thënë se shpresojnë që uën të kem të ardhme të ndritur këtu”.
Ish-mesfushori i Interit nuk do të bëj debutimin me Barcelonën edhe tri javë për shkak të një lëndimi në kofshë. /Telegrafi/