Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar është gati të rikthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.
Neymar u largua para më shumë se dy vitesh në drejtim të PSG-së për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.
Megjithatë, edhe përkundër formës së lartë, braziliani nuk ka arritur të bind veten për të ardhmen me klubin francez.
Sulmuesi brazilian ka qenë në çdo afat kalimtar i lidhur me një rikthim te Barcelona dhe këtë verë një gjë e tillë pritet të materializohet.
Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar është duke përgatitur terrenin në mënyrë që të ndërrojë Paris Saint-Germain për Barcelona këtë verë.
Klubi francez është dorëzuar në mbajtjen e brazilianit dhe tani janë të vendosur për të fituar çmimin më të mirë të mundshëm për Neymarin. /Telegrafi/