Telegrafi

Neymar përfshihet në sfidën e vallëzimit të yjeve braziliane

Neymar (Foto: Screenshot/InstaStory/neymarjr)

Në këtë periudhë kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, rrjetet sociale janë një formë e argëtimit dhe kalimit të kohës.

Tashmë janë nisur sfida të shumta dhe mjaft interesante, si nga njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe nga personalitetet e njohura.

Futbollisti brazilian i Paris Saint-Germainit është përfshirë në sfidën e vallëzimit duke krijuar versionin e tij të ‘Danca do Prior’, një lloj vallëzimi që i dedikohet konkurrentit në “Big Brother Brazil”, Felipe Prior.

Lexo po ashtu Vallëzimi i Vinicius Junior që i ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale

Pjesë e këtij vallëzimi janë bërë edhe Vinicius Junior, Gabriel Jesus, Gabriel Barbosa e Lucas Paqueta, të cilët i kanë publikuar videot e tyre.

Ndryshe, në ditët e fundit, Neymar është kritikuar për shkak të injorimit të protokollit të vetizolimit, pas shkuarjes në Brazil nga Franca. /Telegrafi/