Telegrafi

Neymar përballet me një hetim të ri policor, pas publikimit të mesazheve dhe fotografive të femrës që e akuzon për përdhunim

Neymar mund të përfundojë në burg për shkak të imazheve të publikuara rreth një mashtrimi që pretendon se i është bërë nga një femër.

Futbollisti brazilian është duke u hetuar nga policia franceze rreth një rasti të përdhunimit, ndërsa gjatë vikendit ka postuar një video duke treguar për bisedën private që ka zhvilluar me një vajzë.

Ylli i Paris Saint-Germainit kishte zhvilluar një bisede me vajzën që tani e akuzon për përdhunim, duke tentuar që ta shfajësojë veten nga ato akuza.

Por, braziliani mund të përfundojë në burg për publikimin e imazheve të femrës në fjalë dhe bisedës private që kanë zhvilluar në mes tyre, e që me ligj është e ndaluar. Femra protagoniste në këtë rast mund të bëjë një akuzë të dytë ndaj Neymarit për publikim të fotografive dhe të fjalëve që i kanë shkruar, pasi ato janë private.

Lexo po ashtu Neymar akuzohet për përdhunim, por mohon gjithçka: Zbulon mesazhet duke thënë se ra në kurth

Futbollisti ka tentuar gjatë gjithë kohës që ta shfajësojë veten nga ato akuza të bëra në drejtim të tij, por nuk ka menduar se është duke i hapur më shumë probleme vetes me publikimin e atyre imazheve. Ai e ka kuptuar rrezikun për videon e postuar, duke e larguar atë nga llogaria e tij në Instagram. /Telegrafi/

Dokumenti i akuzës për përdhunim ndaj Neymar (Foto: BackGrid)