Telegrafi

Neymar për nga tradhtia po cilësohet si ‘Figo i ri’

Neymar është kthyer në Barcelonë, por sot nuk ka stërvitur, ndërsa lojtari flitet se do të përshëndetet me bashkëlojtarët për të kaluar te PSG. 

Braziliani në mbrëmjen e së martës ateroi në aeroportin e Barcelonës ku edhe u shmang nga gazetarët.

Në stërvitjen e stome ai ishte i pranishëm, por që nuk ka stërvitur, me klubin që doli me deklaratë për media se ka leje nga trajneri.

Lexo po ashtu Neymar kthehet në Barcelonë, nuk flet për të ardhmen duke shmangur gazetarët (Video)

Tifozët e Barcelonës janë shumë të inatosur me situatën e krijuar, pasi lojtari asnjëherë nuk ka folur për këtë çështje, duke e mbajtur të ardhmen e tij peng.

Ka tifozë të bredhur te qendra stërvitore, por edhe te stadiumi Camp Nou, që e quajtën lojtarin tradhtar.

Fansat ende nuk e kanë harruar transferimin e Luis Figos te Real Madridi në vitin 2000 dhe që atëherë llogaritet si tradhtari më i madh në histori të klubit.

Lexo po ashtu Agjenti në Paris në pritje të Neymarit para kalimit te PSG (Foto)

PSG pritet të nënshkruajë me lojtarin para datës 7 gusht kur zhvillohet ndeshja për trofeun Joan Gamper.

Gjatë kësaj ndeshje mund të përgatitet edhe një befasi nga tifozët me thirrjet dhe fishkëllimat e tyre në drejtim të Neymar, i cili në këtë kohë me gjasë do të jetë në Paris. /Telegrafi/