Neymar është kthyer në Barcelonë, por sot nuk ka stërvitur, ndërsa lojtari flitet se do të përshëndetet me bashkëlojtarët për të kaluar te PSG.
Braziliani në mbrëmjen e së martës ateroi në aeroportin e Barcelonës ku edhe u shmang nga gazetarët.
Në stërvitjen e stome ai ishte i pranishëm, por që nuk ka stërvitur, me klubin që doli me deklaratë për media se ka leje nga trajneri.
Tifozët e Barcelonës janë shumë të inatosur me situatën e krijuar, pasi lojtari asnjëherë nuk ka folur për këtë çështje, duke e mbajtur të ardhmen e tij peng.
Ka tifozë të bredhur te qendra stërvitore, por edhe te stadiumi Camp Nou, që e quajtën lojtarin tradhtar.
Fansat ende nuk e kanë harruar transferimin e Luis Figos te Real Madridi në vitin 2000 dhe që atëherë llogaritet si tradhtari më i madh në histori të klubit.
PSG pritet të nënshkruajë me lojtarin para datës 7 gusht kur zhvillohet ndeshja për trofeun Joan Gamper.
Gjatë kësaj ndeshje mund të përgatitet edhe një befasi nga tifozët me thirrjet dhe fishkëllimat e tyre në drejtim të Neymar, i cili në këtë kohë me gjasë do të jetë në Paris. /Telegrafi/