Site icon Telegrafi

Neymar paralajmëron Messin: Do të të mposht dhe do ta fitoj Kupën e Botës

Neymar dhe Lionel Messi jan dy miq të ngushtë prej shumë vitesh, ku kanë luajtur së bashku te Barcelona dhe tani te PSG.

Megjithatë dy miqtë e ngushtë do të jenë rival në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi duan ta fitojnë Kupën e Botës.

Ylli brazilian, Neymar i ka dërguar një porosi Messit që ta harrojë botërorin, pasi ai me Brazilin e tij dëshiron ta fitojnë atë.

“Jam i lumtur, po kaloj një kohë shumë të lumtur në klub, kështu që ndihem mirë i përgatitur”, tha ai.

“Ndonjëherë kemi biseduar për mundësinë e takimit në gjysmëfinale ose në finale. Unë i them Messit që do të jem kampion dhe do ta mposht atë”, tha ai.

Në moshën 30-vjeçare, Neymar arrin në Kupën e Botës në formë të mirë pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit me PSG.

Ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.

“Gjatë karrierës sime kam arritur gjëra që nuk i kam imagjinuar kurrë. Nëse karriera ime do të përfundonte sot, do të isha njeriu më i lumtur në botë”, tha ai.

“Kupa e Botës është ëndrra ime më e madhe. Unë do të kem një tjetër shans dhe shpresoj ta marr atë”, u shpreh sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version