Neymar është bashkua me Paris Saint Germainin në stërvitje në Azi, ku kampionët e Francës do të luajnë në kuadër të International Champions Cup.
Tifozët aziatikë që duan ta shohin Neymarin në aksion do ta kenë të vështirë.
Kjo pasi klubi francez ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se Neymar nuk do të jetë pjesë e grupit të lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Koresë së Jugut. Të shtunën PSG luan ndaj Interit.
Braziliani do të qëndrojë në Shenzhen të Kinës bashkë me mbrojtësin Presnel Kimpembe.
Zyrtarisht thuhet se Neymar vuan nga një dëmtim dhe nuk është në formën më të mirë.
E vërteta është për shkak se lojtari ka kërkuar largimin dhe marrëdhëniet e tij me klubin janë ende të tensionuara. /Telegrafi/