Telegrafi

Neymar: Nuk isha i gatshëm për t’u bashkuar me Real Madridin

Neymar pranon se ai nuk ndihej rehat kur ai kishte një provë në Real Madrid në moshën 13-vjeçare, teksa thotë se ai nuk ishte i gatshëm për të kaluar në Evropë në atë kohë.

Braziliani, tani një yll në Barcelonë, ka vizituar Santiago Bernabeu për një provë në vitin 2005, por vendosi të mbetet në Santos edhe për tetë vjet para se të lëviz për në Camp Nou.

Neymar, tani 24-vjecar, pranon se ai thjesht nuk ishte gati për të kaluar në një kontinent të ri në një moshë të tillë aq të re.

“Unë isha 13 vjeç, ajo ishte hera e parë që kam ardhur në Evropë në atë kohë, nuk u ndjeva rehat, nuk e shihja veten të lumtur dhe në gjendje të qëndrojë larg nga Brazili aq i ri”, tha Neymar për L’Equipe, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘Neymar duhet të ketë më shumë kontroll të emocioneve’

“Nuk u ndjeva atë dhe nuk u nguta. Nuk ishte urgjente, prioritet ishte se isha i lumtur, që të bëhem një futbollist profesionist dhe pastaj unë mund të vija për të luajtur në Evropë”.

Ndryshe, në tre vjet nga transferimi në Barcelonë, Neymar ka fituar dy tituj të La Ligas, Ligën e Kampionëve, dy Copa del Rey dhe Kupën e Botës për klube. /Telegrafi/