Telegrafi

Neymar mungon në Camp Nou ndaj Atleticos

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-2 në gjysmëfinale të Kupë së Mbretit.

Ndeshja e dytë do të jetë me 7 shkurt, por katalunasit në këtë takim do të jetë pa një nga lojtarët më të mirë.

Bëhet fjalë për Neymar, i cili nuk do luajë në ndeshjen e kthimit për shkak të kartonëve.

Ndërsa për Atleticon do të mungojë mesfushori Gabi. /Telegrafi/