Ylli i Barcelonës, Neymar, ka thënë se mund të largohet në të ardhmen nga Camp Nou që të bashkohet me Manchester Unitedin – ose Eibarin.
Braziliani ka qenë i lidhur me një kalim te klubi i madh i Ligës Premier në 18 muajt e fundit, por në tetor ai e ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite.
Agjenti i tij në vitin e shkuar kishte thënë se janë të lëkundur me ofertat e United dhe Paris Saint-Germain, që ishin gati të paguanin klauzolën prej 190 milionë eurove.
Spekulimet nuk janë ndalur edhe pse ato u mundua t’i shuan trajneri i Manchestyer United, Jose Mourinho, i cili tha se është absurde të tentosh të blesh lojtar të tillë.
“Kush e di se çfarë do të ndodhë nesër?”, tha ai në ngjarjen e zhvilluar në Brazil të njohur si Neymar Jr’s Five.
“Jam shumë i lumtur për tani, shumë mirë i vendosur, por gjithçka mund të ndodhë, kush e di”.
I pyetur nëse mund të shkonte në United, ai u përgjigj: “Po … ose në Eibar!”
25-vjeçari kishte deklaruar më parë se sezonin 2017-18 do të jetë më i miri në karrierën e tij.
“Unë shpresoj se do të jetë një sezon me shumë suksese dhe shumë lumturi”, ka thënë ai./Telegrafi/