Telegrafi

Neymar mund të huazohet te Barcelona

Neymar (Foto: Getty/Goal)

PSG po inkurajon Barcelonën të marrë seriozisht nënshkrimin e Neymarit.

Një burim i nivelit të lartë të klubit francez i ka thënë L’Equipe se kampioni i Ligue 1 janë të përgatitur të shesin kapitenin e Brazilit para se të mbyllet afati kalimtar të verës.

Dhe del se presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu është i gatshëm të krijojë një marrëveshje në formë të huazimit me mundësi të blerjes.

“Ne jemi të hapur, por qëllimi nuk është të arrijmë një marrëveshje, por të plotësojmë kushtet e kërkuara financiare”, tha zyrtari i klubit të Ligue 1.

“Ne këtë gjë ia konfirmuam natën e kaluar. Shuma nuk u zbulua. Është një formulë që nuk përjashtohet plotësisht në Paris, por do të duhej të bëhej në kushte të caktuara”, ka pohuar burimi për gazetën e Francës.

Ndryshe, Neymar para dy vjetëve kishte braktisur skuadrën e Barcelonës për 222 milionë euro dhe u transferua te PSG-ja. /Telegrafi/