Telegrafi

Neymar: Mezi po pres përballjen ndaj Realit në Ligën e Kampionëve

PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Neymar of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka paralajmëruar Real Madridin se ai nuk mund të presë përballjen me ta në Ligën e Kampionëve në 1/16-tën.

PSG ka 12 fitore në 13 ndeshje, në kontrast të fortë me formën e dobët të Real Madridit, që janë 19 pikë pas Barcelonës në La Liga dhe jashtë Copa del Rey.

Këtë formë të dobët duan ta zënë sa më shpejt edhe gjigantët parisien, të cilët mezi presin përballjen ndaj tyre në Ligën e Kampionëve.

Është vet ylli i skuadrës, Neymar, i cili ka thënë se nuk i pritet përballja ndaj Mbretërve dhe e gjithë skuadra është gati për këtë takim.

Neymar po përjeton super formë te PSG (Getty Images)

“Nuk mund të presim që të luajmë ndaj Madridit”, ka thënë fillimisht Neymar për mediet franceze.

“Ne të gjithë përgatitemi për të luajtur në ndeshje si këto. Unë jam shumë i emocionuar dhe dua që ajo ditë të jetë tani”, përfundoi braziliani.

Braziliani ka shënuar 27 gola në vetëm 26 paraqitje për PSG-në që nga transferimi i tij prej 222 milionë euro nga Barça verën e kaluar.

Sa i përket përballjes, ndeshja e parë do të luhet në Santiago Bernabeu më 14 shkurt, përpara ndeshjes së kthimit në kryeqytetin francez një javë më vonë. /Telegrafi/