Telegrafi

Neymar me mesazh për Messin pasi shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë Barcelonën dhe PSG-në

Foto: Neymar/Twitter

Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka vënë përballë Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.

Tifozët do të kenë përpara një super sfidë, ku do të takohen dy ndër më të mirët e futbollit.

Lionel Messi dhe Neymar do të jenë përballë njëri-tjetrit në garën më të madhe për futboll, derisa në të kaluarën ishin bashkëlojtarë te Barcelona.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: Barça përballë PSG-së, lehtë për Realin dhe Juventusin

Braziliani ka përdorur rrjetet sociale për të përshëndetur mikun e tij, duke i thënë se ata do të shihen së shpejti.

“Shihemi së shpejti miku im”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Barcelona dhe PSG ishin takuar edhe vite më parë, derisa Blaugranasit kishin bërë rikthimin e çmendur në Camp Nou, atëherë kur Neymari ishte pjesë e skuadrës katalunase. /Telegrafi/