Telegrafi

Neymar, Mbappe dhe Icardi ia fitojnë tri pikë PSG-së ndaj Montpellier

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Montpellierin me rezultat 1-3 në kuadër të javës së 17-të në Ligue 1.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me autogolin e shënuar nga Leandro Paredes në minutën e 41-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të Montpellier, derisa e dytë ishte e tëra për kampionin në fuqi.

Neymari i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 71’-të, ndërsa një minut më vonë asistioi te goli i Kylian Mbappes.

Fitores për 3-1 të Parisit e vulosi Mauro Icardi që shënoi në minutën e 81-të, me një asistim perfekt të Kylian Mbappes.

Pas javës së 17-të, PSG vazhdon të jetë lider me 39 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohen me Saint Etiennen. /Telegrafi/