Neymar Jr. është larguar nga shtëpia e tij në qytetin e Barcelonës.
Sulmuesit brazilian i ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri te zyrtarizimi i tij te Paris Saint-Germain.
Kjo pasi, përfaqësuesit ligjorë të Neymarit kanë qenë sot në zyrat e klubit Blaugrana dhe e kanë paguar klauzolën e prishjes së kontratës së tij me vlerë 222 milionë euro.
Pas kësaj pagese, ylli brazilian si duket ka mbledhur gjësendet e tij dhe ka liruar shtëpinë ku ka qëndruar në Barcelonë.
Në disa foto të postuara në internet, Neymar shihet teksa largohet me veturë nga shtëpia e tij, teksa destinacioni besohet të jetë kryeqytetit francez, Parisi. /Telegrafi/