PSG mund ta humb Neymarin në të njëjtën mënyrë se si e ka blerë.
Parisienët kanë paguar 222 milionë euro që ta marrin nga Barcelona në gusht të këtij vit.
Dhe El Chiringuito raporton se Neymar ka një klauzolë largimi nga PSG. Madje sipas kësaj gazete është e njëjta që është blerë.
Neymar ka qenë i lidhur me një kalim n Spanjë te Real Madridi dhe takimet mes presidentit Florentino Perez dhe babait të lojtarit kanë ndodhur.
Ndërsa edhe lojtarët e Real Madridit i kanë hapur derën Neymarit.
I fundit ishte Casemiro që tha se një lojtar si Neymar është gjithmonë i mirëseardhur.
“Ai e di se çfarë bënë, është lojtar i madh dhe do të ishte i mirëseardhur te Real Madridi. Shpresoj që të vijë edhe pse është i lumtur në klubin e ri.
Edhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ditë më parë kishte thënë të njëjtën gjë. Real Madridi duket klubi më serioz që mund të futet në blerjen e Neymar. /Telegrafi/