L’Equipe, gazeta sportive më e respektuar në botë, ka njoftuar se Neymar po largohet nga PSG pas gjashtë vitesh.
Me kalimin në PSG në atë kohë për 222 milionë euro, ai u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori.
“Neymar ka rënë dakord për gjithçka me Al-Hilal në lidhje me kushtet e kontratës dyvjeçare. Ai do të marrë 160 milionë euro. Tani PSG dhe klubi saudit në Paris po negociojnë për kompensimin. Largimi i Neymar nga PSG është i sigurt”, shkruan mediumi i njohur.
Neymar s'est mis d'accord avec Al-Hilal sur un contrat de deux ans. Le PSG et le club saoudien discutent des modalités de transfert de l'attaquant brésilien. https://t.co/5peTgzR3VT pic.twitter.com/VCKd3rng84
— L'ÉQUIPE (@lequipe) August 13, 2023
Megjithatë, në gjashtë vjet në PSG, ai luajti vetëm 186 ndeshje. Ai humbi më shumë se 100 prej tyre për shkak të lëndimeve, duke mbetur me 105 golat dhe 76 asistimet e tij te PSG.
Performanca e tij gjatë qëndrimit të tij në Paris konsiderohet e pamjaftueshme për një lojtar të paguar më shumë se 1 milion euro bruto në javë nga PSG.
Al-Hilal ka ofruar lojtarë si Kalidou Koulibaly (Chelsea), Ruben Neves (Wolves), Sergej Milinković-Savic (Lazio) dhe Malcom (Zenit)./Telegrafi/